Italia dhe Anglia do të përballen nesër në finalen e madhe të Kampionatit Evropian.
Pritet një ndeshje jashtëzakonisht interesante dhe e luftuar në “Wembley”, atje ku të dy kombëtaret synojnë trofeun e madh, shkruan GazetaBlic Sport.
Megjithatë, në lidhje me biletat po ndodh një çmenduri e vërtetë.
Sipas ‘’Gazzetta.it’’, një grup prej 4 tifozësh kanë paguar nëpërmjet uebsajtit E-Bay, 70 mijë euro për të ndjekur finalen.
Shifra të çmendura këto ku i bie 17500 euro për biletë. Këtë Europian është abuzuar me çmimin e biletave pasi shtija e tyre është bërë online dhe jo në mënyrë fizike për të shmangur radhën për shkak të pandemisë.


