Sporti

Zyrtare: Ikonat e mëdha të klubit kthehen tek Drenica, Tahir Lushtaku emërohet trajner i ri

07/10/2021 18:32
nga:Mergim Rreci

Figurat e mëdha të klubit të Drenicës tashmë janë kthyer në skuadër.

Pas emrimit të Besim Bajraktarit drejtor sportiv, tashmë Tahir Lushaku është emëruar trajner i ri i skuadrës, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai do të ketë ndihmës Sami Gecin, ish kapitenin për shumë vite tek kjo skuadër, Brahim Vojvoda, Arton Hajdari, i cili gjithashtu është ish-lojtar i Drenicës dhe Bekim Xani i cili do të jetë trajner i portierëve.

Sipas njoftimit të klubit, kryesia e re ka objektiva të qarta aftagjate, prandaj marrëveshja me shtabin teknik është tri vjeçare , me synim Evropën.

/GazetaBlic Sport/