Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, tha në Forumin e Dubrovnikut se Kosova nuk duhet ta fajësojë Bashkimin Evropian për gabimet e saj.
Pas kësaj deklarate të Gërvallës ka reaguar ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.
Çitaku në reagimin e saj i thotë Gërvallës, se para pak javësh Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë konfirmoi në Prishtinë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.
“Askush nuk po thotë se Kosova është gati sot të jetë anëtare e BE-së, sepse ne kemi ende për të bërë në luftën kundër korrupcionit, në sundimin e ligjit dhe në përjetësimin e vlerave evropiane.Por, ta keni të qartë, as brenda BE-së nuk ka uniformitet në zbatimin e vlerave dhe standardeve. Jo të gjitha vendet e BE-së janë në nivelin e Finlandës apo Suedisë’ shkruan ajo raporton Gazeta Blic.
Tutje Çitaku i thotë Gërvallës se detyra e saj është ta plasojë Kosovën në dritën e saj më të mirë, jo të mos thotë të vërtetën por as mos ta shtrembërojë atë.
Reagimi i plotë:
E nderuara Ministre,
Para pak javësh në Prishtinë, Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë konfirmoi atë të cilën Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian po e përsërisin tani e disa vite:
Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.
Keni parasysh, qytetarët e Venezuelës, Kolumbisë e shumë të tjerë deri në Taiwan mund të udhëtojnë pa viza në BE.
Askush nuk po thotë se Kosova është gati sot të jetë anëtare e BE-së, sepse ne kemi ende për të bërë në luftën kundër korrupcionit, në sundimin e ligjit dhe në përjetësimin e vlerave evropiane.
Por, ta keni të qartë, as brenda BE-së nuk ka uniformitet në zbatimin e vlerave dhe standardeve. Jo të gjitha vendet e BE-së janë në nivelin e Finlandës apo Suedisë.
Por, mbi të gjitha, ju jeni Ministre e Jashtme e Kosovës. Detyra e juaj është ta plasoni Kosovën në dritën e saj më të mirë. Jo të mos e thoni të vërtëtën, por as mos ta shtrembëroni atë.
Donika Gërvalla: Kosova s’duhet ta fajësojë Bashkimin Evropian për gabimet e veta


