Lajme

LAJMI I FUNDIT: Kadri Veseli largohet nga banesa e tij në Mitrovicë nën përcjelljen e EULEX

07/10/2021 17:11
nga:Y I

Kadri Veseli, nën përcjelljen e shumë veturave të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, është larguar nga shtëpia e tij në Bair të Mitrovicë.

Nga pamjet shihen vetura të shumta të policisë së EULEX që e përcjellin Veselin nga shtëpia.

Kadri Veseli ka qëndruar për disa orë në shtëpinë e tij në Mitrovicë për vizitë familjes pas vdekjes së babait.

 

Specialja e konfirmon se Kadri Veseli ka ardhur në Kosovë për të pamen e babait të tij