Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Gecaj ka komentuar zhvillimet e fundit që ndodhën në Listën “Guxo”.
Gecaj përmes një postimi në Facebook e quajti Listën “Guxo” si “kala me lego e fëmijëve të llastuar”.
“Guxo, kalaja me lego e femijeve te lastuar te cilet ngritjen politike e kishin vetem duke share e proklamuar çlirim pas çdo cikli zgjedhor. Urime dita e çlirimit, besoj po çliroheni edhe njeher”, shkroi Gecaj.
Këto ditë është raportuar për përçarje në Listën “Guxo”. Përfaqësuesit e kësaj liste në Ferizaj kanë shpërthyer në akuza drejt udhëheqjes qendrore të lëvizjes së themeluar nga Vjosa Osmani.
Ka qenë Balton Dërguti i cili ka dalë kundër qëndrimit të Donika Gërvallës, duke thënë se në Ferizaj do të kandidojnë pa Lëvizjen Vetëvendosje.
Lidhur me këtë qëndrim të Dërgutit në T7 ka folur Haxhi Avdyli, duke thënë se irritimi i anëtarit të “Guxo”-s është si rezultat i mospranimit të tij si zëvendësministër, pasi nominimi i Balton Dërgutit ishte refuzuar nga Albin Kurti.
Paknaqësi kanë shprehur edhe përfaqësues të Listës ‘Guxo’ në Istog, Mitrovicë e Kllokot.