Një 70 vjeçar është gjetur i vdekur në një motel në magjistralen Prishtinë-Podujevë.
Nga policia e Prishtinës kanë thënë se rasti është raportuar rreth orës 08:30.
Ata kanë thënë se Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, teksa ekipi i mjekëve emergjent ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Rreth orës 08:30 është pranuar informata për një person pa shenja jete në fshatin Prugovc.
Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, kanë thënë nga Policia.
Detaje të tjera rreth rastit ende nuk dihen.