Benfica konfirmoi këtë të shtunë në mëngjes se ata arritën një marrëveshje me Arsenalin për transferimin e mbrojtësit të majtë Nuno Tavares.
Arsenal përmes Twitter i ka uruar mirëseardhje në klub lojtarit më të ri të tyre, shkruan GazetaBlic Sport.
Tavares u bashkua me Benficën në vitin 2015/16 dhe kaloi 4 vite te skuadra e të rinjëve të këtij klubi kur debutoi në vitin 2019/20.
Në sezonin e fundit ai u aktivizua në 25 ndeshje për Benfican.
Welcome to The Arsenal, Nuno Tavares ? pic.twitter.com/379qyLXrxG
— Arsenal (@Arsenal) July 10, 2021
/GazetaBlic Sport/


