Sporti

Mourinho në kërkim të një mbrojtësi, Bailly dhe Boateng emrat më të përfolur për transferim në Romë

07/10/2021 11:05
nga:E K

Trajneri i ri i Romës, Jose Mourinho, ka nisur punën për të reformuar klubin italian.

Sipas mediave italiane trajneri portugez është në kërkim të një mbrojtësi, shkruan GazetaBlic Sport.

Emrat më të përfolur për të përforcuar mbrojtjen e Romës janë: Eric Bailly dhe Jerome Boateng.

Jerome Boateng është aktualisht pa ekip pasi ka mbaruar kontrata e tij me Bayern Munich, kurse Eric Bailly pëlqehet shumë nga tekniku italian pasi ishte lojtar i tij në kohën sa drejtonte Manchester United.

/GazetaBlic Sport/