Lajme

EMA: Vaksinat Pfizer dhe Moderna lidhen me rastet e rralla të inflamacionit të zemrës

07/10/2021 08:43
nga:M K

Rregullatori evropian i ilaçeve, EMA, ka thënë se inflamacioni i zemrës është një efekt anësor shumë i rrallë i vaksinave kundër Covid-19 të kompanive amerikane “Pfizer” dhe “Moderna”.

Agjencia Evropiane e Ilaçeve tha se ky efekt anësor është më i shpeshtë te burrat e rinj, shkruan BBC.

Megjithatë, kjo agjenci tha se përfitimet që i sjellin vaksinat kundër koronavirusit vazhdojnë që t’i tejkalojnë bindshëm rreziqet. Pavarësisht kësaj, mjekët dhe pacientët janë këshilluar që të jenë të vetëdijshëm për simptomat e inflamacionit të zemrës.

Në mesin e tyre përfshihen dhimbja në gjoks, ndjenja e pamjaftueshmërisë me frymë dhe ritmi i çrregulluar i zemrës. Kushdo që i ka këto simptoma duhet të kontrollohet te mjeku.

Dy çrregullime ishin të lidhura me vaksinat – inflamacioni i vetë muskulit të zemrës, të njohur si miokarditis, dhe inflamacioni i qeskës së zemrës që është e mbushur me lëng, e njohur si perikarditis.

Sipas analizës së Agjencisë Evropiane të Ilaçeve u gjetën:

-Te vaksina e kompanive “Pfizer” e “BioNTech”: 145 raste të mikoarditisit dhe 138 raste të perikarditisit nga 177 milionë doza të dhëna;

-Te vaksina e kompanisë “Moderna”: 19 raste të miokarditisit dhe 19 raste të perikarditisit nga 20 milioonë doza të dhëna

Pesë persona vdiqën. Hulumtimi tha se ata ishin ose të moshuar, ose kishin probleme të tjera shëndetësore.

Miokarditisi dhe perikarditisi do të futen zyrtarisht në listën e efekteve anësore të vaksinave për Covid-19 në Britani të Madhe dhe Evropë, ngjashëm siç u veprua nga rregullatorët amerikanë muajin e kaluar.