Sporti

Presidenti i Brazilit: Do ta mposhtim Argjentinën me rezultat 5 me 0 në finalen e Kupës së Amerikës

07/09/2021 19:19
nga:Mergim Rreci

Është momenti i shumë pritur, dy kombetaret më të mëdha të kontinetit amerikano-jugor Argjentina kundër Brazilit do të përballen mes tyre në finalen e Kupës së Amerikës.

Pritet një ndeshje jashtëzakonisht interesante, atje ku Messi dhe Neymar synojnë që ta marrin titullin për kombëtaret e tyre, përcjell GazetaBlic Sport.

Entuziazmi i kësaj sfide mes dy rivalve të përjetshëm është komentuar edhe nga presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro i cili ka dhënë dhe parashikimin e tij për finalen që do të luhet Maracana.

“Dua ti them homologut tim argjentinas në lidhje me finalen që do të luajmë, suksesi do të jetë në anën tonë, madje më një rezultat të thellë 5-0.”