Basketbollisti shqiptar, Daniel Lekndreaj ka qenë fantastik në edicionet e fundit me paraqitjet e tij.
Ai ka luajtur tek disa skuadra dhe ka fituar edhe trofe të ndryshëm në vitet e fundit, shkruan GazetaBlic Sport.
Së fundmi, Lekndreaj ishte edhe pjesë e basketbollit kosovar, respektivisht skuadrës së Prishtinës, atje ku e fitoi edhe Kupën e Kosovës.

Burime të GazetaBlic Sport mësojnë që Peja ka shprehur interesim dhe mund ta transferojë në këtë afat kalimtar veror.
Mbetet të shihet se a do të finalizohen gjërat mes palëve dhe se a do të zbarkojë në Pejë, basketbollisti shqipar.
/GazetaBlic Sport/


