Lajme

Memli Krasniqi mobilizohet për zgjedhjet lokale, takon kryetarët e degëve

07/08/2021 21:11
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është takuar me kryetarët e degëve të partisë, për t’u mobilizuar për zgjedhjet lokale, të 17 tetorit, raporton Gazeta Blic.

Krasniqi thotë se do t’u ofrojnë qytetarëve të secilës komunë qeverisjen që ata e meritojnë.

Shkrimi i plotë:

Me Kryetarët e Degëve të PDK-së, për t’u organizuar sa më mirë për zgjedhjet lokale të 17 tetorit dhe për t’ua ofruar qytetarëve të secilës komunë qeverisjen që ata e meritojnë. Për këtë, PDK është unike, e hapur dhe plot energji.