Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj përmes profilit të tij në Facebook ka reaguar pas iniciativës së Plisave për vendosjen e shtatores së heroit Adem Jashari në Prishtinë.
Haradinaj tha se e përkrah fuqishëm peticionin e Plisave, duke shtuar se vonesat dhe neglizhencat në nderim të figurave tona heroike të luftës së fundit, me mosvendosjen e tyre në sheshet kryesore të Prishtinës, shpërfaqin joseriozitet ndaj trashëgimisë tonë historike e kombëtare, raporton Gazeta Blic.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Përkrahi fuqishëm peticionin e Plisave për vendosjen e shtatores së heroit tonë, Adem Jashari në Prishtinë.
Vonesat dhe neglizhencat në nderim të figurave tona heroike të luftës së fundit, me mosvendosjen e tyre në sheshet kryesore të Prishtinës, shpërfaqin joseriozitet ndaj trashëgimisë tonë historike e kombëtare.
Ne sot kujtuam heronjtë Bytyqi për të cilët po ashtu nuk u realizua nisma për një memorial kujtimi për ta.
“Plisat” me peticion kërkojnë vendosjen e shtatores së Adem Jasharit në Prishtinë


