Sporti

Debutim pozitiv në Evropë, skuadra shqiptare e Strugës kthehet e pamposhtur nga Letonia

07/08/2021 18:36
nga:Mergim Rreci

Debutim pozitiv për skuadrën e Strugës në arenën Europiane.

Skuadra shqiptare që militon në elitën e futbollit maqedonas, arriti të barazonte në transfertë ndaj letonezëve të Liepaja me rezultatin 1-1, në sfidën e vlefshme për raundin e parë të Ligës së Konferencës.

Struga
Vendasit ishin ata që shënuan të parët në këtë ndeshje me anë të brazilianit Dodo në minutën e 31-të, ndërsa golin e barazimit për skuadrën e Strugës e realizoi Besir Iseni në minutën e 93-të.

Ndeshja e kthimit midis Struga Trim Lum dhe FK Liepaja do të zhvillohet pas një javë, ku ekipi shqiptar, shpreson të vulosë kualifikimin.