Sporti

Neville: Nuk ka gjasë, asnjëherë nuk ishte penallti

07/08/2021 15:12
nga:E K

Anglia arriti dje të fitojë pas 120 minutash ndaj Danimarkës në “Wembley” me shifrat 2-1. Goli i Harry Kane në minutën e 104-të i dha triumfin skuadrës së Southgate.

Ajo rrjetë në fakt lindi nga një moment mjaft i dyshimte, ku Raheem Sterling u pengua në zonë dhe arbitri akordoi penallti. Gary Neville, ish-futbollist i shquar i kombëtares së Anglisë komenton këtë vendim të gjyqtarit.

Ai shprehet se nuk ishte penallti, por nuk i intereson shumë.

Sipas tij Anglia do kishte fituar edhe pa “dhuratën” e gjyqtarit. “Nuk ka gjasë, asnjëherë nuk ishte penallti, por sinqerisht nuk më intereson fare.

Mendoj se ajo skuadër do të kishte pasur sukses edhe pa atë penallti.

Mendoj se nëse nuk do kishin marrë atë penallti, ata do e gjenin zgjidhjen në një tjetër mënyrë”, tregoi ish-mbrojtësi.