Jose Mourinho ka nisur aventurën e tij tek Roma.
Trajneri i ri i Romës, Jose Mourinho, është duke e mbajtur konferencën e parë për shtyp si trajner i “Giallorossëve”.
Portugezi theksoi se qëllimi i tij është ta rikthejë Romën në majë dhe ai iu bëri kujtoi kundërshtarëve që nuk është rikthyer vetëm për pushime, por për punë.
“Kam refuzuar shumë oferta nga klube të ndryshme, kur më thirri Roma thash po dhe dua t’ju kujtoj që nuk kam ardhur për pushime këtu, por për të punuar”, tha ai.
“Nuk jam person simpatik kur punoj dhe nuk besoj që do të jetë kënaqësi për juve gazetarëve, por kjo për mua është e rëndësishme që kemi shumë punë për të bërë në Trigoria”, shtoi ai.
“Hapi i parë është njohja e grupit, nuk mundemi të ndryshojmë gjërat kur nuk jemi të vetëdijshëm çfarë kemi në skuadër. Janë disa principe që nuk janë të negociueshme, por me stërvitjen e parë futbollistët e kanë kuptuar mënyrën tonë të punuarit dhe ata që nuk janë 100% e dinë këtë”, tha Mourinho.
“Kur kam ardhur këtu, kam parë një dëshirë të madhe të djemve për të punuar shumë dhe për t’u përmirësuar, gjë që më bën të ndihem mirë dhe i kuptuar. Kjo është menyra sesi duam të shkojmë përpara”, përfundoi Jose Mourinho.


