Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka thënë se takimi i djeshëm me zëvendëkryeministrin e Kosovës Besnik Bislimi në Bruksel ka qenë i tensionuar. Petkoviq ka deklaruar se Bislimi i ka thënë se s’do ta dëgjojë duke folur.
Kryenegociatori serb ka thënë dje se bisedimet me Bislimin kanë qenë të tensionuara.
“Ai më tha se nuk dua të të dëgjoj dhe unë i thashë se dua të të dëgjoj ty sepse ne duhet të flasim. Fati ka përcaktuar që serbët dhe shqiptarët jetojnë në Kosovë dhe ne duhet të gjejmë zgjidhje”, është shprehur Petkoviq.
Petkoviq ka thënë poashtu se ia ka përsëritur Emisarit Lajçak se nëse dëshirojnë të vazhdojnë me bisedimet, themelimi i Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet të përmbushet.
Kryenegociatori kosovar, Besnik Bislimi dhe ai serb Petar Petkoviq janë takuar dje në Bruksel nën ndërmjetësimin e Emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak.
Pas takimit, Lajçak ka deklaruar se palët janë pajtuar që të vazhdojnë punën.