Para pak jave grupi më i pëlqyer dhe më i dashur për publikun shqiptar, ThreeDots, ka lansuar projektin “Nina”.
Kjo këngë e shoqëruar me videoklip u pëlqye mjaft shumë nga fansat e artistëve ku tani në kanalin zyrtar ‘Youtube’ numëron afër 7 milion klikime, shkruan GazetaBlic.
Së fundi, përmes një postimi në rrjetin sociale Instagram anëtari këtij grupi, Flori Mumajesi, ka zbuluar se shumë shpejt do të vij në treg “Nina 2” me protagonisten kryesore Anxhelina Hadërgjonaj./GazetaBlic/



