Sporti

Nuk ka fitues pas 90 minutave, ndeshja Angli – Danimarkë shkon në vazhdime

07/07/2021 22:52
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar koha e rregullt në ndeshejn e gjysmëfinales në mes Anglisë dhe Danimarkës.

Rezultati pas 90′ minutave ishte 1 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Damsgaard shënoi një gol shumë të bukur për Danimarkën, kurse Simon Kjaer e çoi gabimisht topin në rrjetën e tij.

Ndeshja shkon tashmë në vazhdime dhe nëse as atëherë nuk do të ketë një fitues, atëherë penalltitë do të vendosin.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat tutje.

/GazetaBlic Sport/