Pas shqetësimit që u shkaktua mbrëmë nga përleshja me armë nga dy familje në Mitrovicë, njëra nga to ka kërkuar falje për atë se çfarë ka ndodhur.
Bëhet fjalë për familjen Tahiri, ku një familjar i tyre, Xhevdet Tahirika kërkuar falje për ndodhinë e mbrëmshme dhe ka njoftuar se kanë shtrirë dorën e pajtimit.
“Sonte rreth orës 22:00, është raportuar se në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë, ishin dëgjuar të shtëna, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në cilësi të provës materiale kanë gjetur një gëzhoj. Nga informacionet e deritanishme nuk raportohet për të lënduar”, thuhej në përgjigjen e tyre.
Shkrimi i plotë i Xhevdet Tahirit:
“Përshëndetje.
Të nderuar qytetarë të Mitrovicës.
Familja Tahiri kërkon falje për shqetësimin e mbrëmshëm që ka ndodhur në lagjen Shipol të qytetit të Mitrovicës.
Sot Familja Tahiri për hatër të Zotit, familjes, shoqërisë, të gjitha institucioneve dhe të gjithë qytetarëve të Mitrovicës, e shtruam dorën e pajtimit me familjen Habibaj.
Kërkojmë nga mediat që të mos egzagjërohen situatat e tilla.
Me rrespekt Familja Tahiri.”


