Njohësi i çështjeve politike, Arben Ahmeti, i ka komentuar zhvillimet brenda Listës “Guxo” dhe zërat brenda saj që të moskandidojnë së bashku me Lëvizjen Vetëvendosje, në zgjedhjet lokale, raporton Gazeta Blic.
Ahmeti ka thënë se formimi i Listës “Guxo”, është bërë si rezultat i mungesës së ndryshimeve në LDK dhe mosardhjes në pushtet të Vjosa Osmanit.
Mirëpo, sipas Ahmetit, pasi që Osmani mban postin e presidentes dhe ndryshimet brenda LDK-së kanë ndodhur, atëherë nuk ka asnjë arsye dhe kauzë që kjo parti t’ia mësyjë zgjedhjeve lokale bashkë me VV-në.
Për shkak që sipas tij, as elektorati i LDK-së që e ndoqi Vjosën, nuk ka arsye ta ndjekë më një parti të majtë si VV.
Shkrimi i plotë nga Arben Ahmeti:
Lista Guxo u be si rezultat i mungeses se ndryshimeve ne LDK dhe mosardhjes ne pushtet te Vjosa Osmanit.
Tash kur Vjosa eshte presidente dhe LDK ka ndryshuar, nuk ka arsye e as kauze qe kjo parti te i’a mesyje zgjedhjeve lokale.
Sepse as elekorati i LDK-se qe e ndoqi Vjosen, nuk ka arsye ta ndjeke me ne nje parti te majte si VV.
A.A. – ithtar i formacioneve ideologjike