Lajme

Haradinaj: Është koha që të merren vendime të guximshme

07/07/2021 19:04
nga:Y I

Kanidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka zhvilluar sot një takim me aktivistë të kësaj partie në kryeqytet, raporton Gazeta Blic.

Haradinaj tha se në këtë mbledhje u theksua rëndësia për mobilizim për zgjedhjet lokale.

“Vërehet nje energji tepër pozitive në mesin e qytetarëve, të cilët përkrahin vizionin tonë që Prishtina të jetë e para”

Tutje ai tha se është koha që të merren vendime të guximshme dhe të mëdha.

“Është koha që të mirren vendime të guximshme dhe të mëdha. Këtë ua garantoj”

Postimi i plotë:

Në takim me aktivistë të AAK-së në Prishtinë theksova rëndësinë për t’u mobilizuar si kurrë më parë për zgjedhjet komunale.

Vërehet nje energji tepër pozitive në mesin e qytetarëve, të cilët përkrahin vizionin tonë që Prishtina të jetë e para.

Në këto zgjedhje vijmë me projekte konkrete, të cilat janë nevojë e kahmotshme e qytetarëve, në mënyrë që të rritet mirëqenia dhe cilësia e jetës në Kryeqytet.

Do të këtë barazi në qeverisje për të gjithë.

Do të ndalet diskriminimi i lagjeve te caktuara, ku ende ka mungesë të infrastrukturës elementare që mundëson një jetë të dinjitetshme.

Është koha që të mirren vendime të guximshme dhe të mëdha. Këtë ua garantoj.
#eparaPrishtina