Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka ndarë fotografi nga takimi i sotëm që ka zhvilluar me gjeneralin Wesley K. Clark, i cili më 1999 e udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s kundër forcave ushtarake të regjimit të Millosheviçit.
Osamni thotë se gjenerali Clark simbolizon vendosmërinë e botës demokratike për t’u vënë në mbrojtje të shqiptarëve të Kosovës.
“Ne do t’i jemi përjetësisht mirënjohës gjeneralit Clark, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kombeve të lira e demokratike të botës, të cilat na u gjetën pranë në momentet më të vështira të historisë sonë” shkruan Osmani në facebook raporton “Gazeta Blic”
Njoftimi i plotë:
Sot pata kënaqësinë ta pres mikun e Kosovës, gjeneralin Wesley K. Clark, i cili më 1999 e udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s kundër forcave ushtarake të regjimit të Millosheviçit.
Gjenerali Clark simbolizon vendosmërinë e botës demokratike për t’u vënë në mbrojtje të shqiptarëve të Kosovës, të cilët po vriteshin e po deportoheshin dhunshëm jashtë Kosove.
Ne do t’i jemi përjetësisht mirënjohës gjeneralit Clark, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kombeve të lira e demokratike të botës, të cilat na u gjetën pranë në momentet më të vështira të historisë sonë.


