Sporti

Nesër ndeshja historike në Evropë, Llapi bën homazhe te varri i legjendës Fadil Vokrri para nisjes

07/07/2021 18:13
nga:Mergim Rreci

Ëndrra evropiane tashmë po jetësohet për skuadrën e Llapit.

Skuadra e Tahir Batatinës do të ballafaqohet nesër me Shkupin, në kryeqytetin e Maqedonise Veriore, përcjell GazetaBlic Sport.

Pritet të jetë një ndeshje jashtëzakonisht interesante mes dy skuadrave shqiptare, atje ku nuk pritet të mungojë rivaliteti në fushë.

Para udhëtimit, ekipi ka bërë homazhe te varri i legjendës së futbollit Fadil Vokrri.

Ndeshja Shkupi – Llapi zhvillohet të enjtën nga ora 20:00.