Babai i Kadri Veselit ndërroi jetë sot në moshën 94 vjeçare.
I ndjeri do të varroset sot në ora 19:00 në vendlindjen e tij, Broboniq të Mitrovicës, përcjell GazetaBlic.
Këtë e konfirmoi njëri prej familjarëve të afërt të Kadri Veselit.
Më poshtë edhe postimi i plotë.
Të dashur familjarë e miq,
Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se sot, në moshën 94 vjeçare, ndërroi jetë babi, gjyshi ynë Fazi Veseli.
Varrimi bëhet sot, në orën 19:00, në vendlindjen e tij, në Broboniq të Mitrovicës.
Falënderojmë të gjithë qytetarët për ngushëllimet dhe ndarjen e dhimbjes me ne!
Familja Veseli
/GazetaBlic/