Geek

Duket se iPhone i radhës do ta ketë numrin 13, pritet të ketë edhe variantet ‘Pro’, ‘Pro Max’ dhe ‘Mini’

07/07/2021 11:47
nga:G C

Sipas mediave të huaja iPhone i radhës megjithatë do ta ketë numrin 13, pretendon një raport, por gjithashtu thuhet se Apple do ti ketë edhe variantet ‘Pro’, ‘Pro Max’ dhe ‘Mini’.

Numri që Apple do të përdorë për iPhonen e radhës ka shkaktuar disa polemika për shkak të numrit 13, që shpesh ‘konsiderohet’ numër jo i mirë nga shumë njerëz. Por përkundër kësaj, pretendohet se Apple do ta përdorë atë për gamën.

Sipas kontrolleve të zinxhirit të furnizimit nga Financial Daily News, Apple do të vazhdojë me numrin 13, duke ndjekur serinë e numrave nga 11, 12 e deri te 13.

Një sondazh nga 21 qershori pohoi se 74% e të anketuarve dëshironin që emri të ndryshohej në diçka tjetër. Sugjerimi kryesor për një emër alternativ ishte “iPhone (2021)” me 38% të votave.

Sa i përket varianteve individuale, Apple me sa duket do të vazhdojë të përdorë emrat ekzistues për modelet e reja, duke përfshirë “iPhone 13 Pro Max” me 6.7 inç, “iPhone 13” dhe “iPhone 13 Pro” me 6.1 inç dhe 5.4 -inç “iPhone 13 Mini”.