Sporti

Shaw para ndeshjes me Danimarkën: “Ne nuk duam që ëndrra jonë të mbarojë”

07/07/2021 11:48
nga:Lorik J

Kampionati Evropian 2020 vazhdon edhe sot, me gjysmënfinalen tjetër midis Anglisë dhe Danimarkës.

Anglia dhe Danimarka takohen sonte me fillim nga ora 21:00, në kuadër të gjysmëfinales së madhe të Euro2020, shkruan GazetaBlic Sport.

Mbrojtësi i Anglisë, Luke Shaw ka theksuar se kombëtarja e tij dëshiron fitoren në këtë ndeshje.

“Ne të gjithë duam më të mirën për njëri-tjetrin. Ne të gjithë flasim për përvojën që kemi, jemi duke u argëtuar. Unë nuk dua që kjo përvojë të mbarojë. Dhe le të shpresojmë që të marrim shtytjen e fundit”, tha Luke Shaw, mbrojtës i Manchester United dhe ekipit kombëtar anglez, në prag të gjysmëfinales të Euro 2020 kundër Danimarkës.

/GazetaBlic Sport