Sporti

Alvaro Morata thyen heshtjen pasi nuk arriti të shënonte nga penalltia kundër Italisë

07/07/2021 11:29
nga:Lorik J

 28 vjeçari dërgoi penalltinë e tij në anën e djathtë gjatë gjuajtjeve të penalltive midis Italisë dhe Spanjës, por Gigio Donnaruma mendoi në mënyrën e duhur për të mohuar golin sulmuesit të Juventusit i cili tashmë kishte humbur një penallti në ndeshjen e fazës së grupeve kundër Sllovakisë.

Jorginho më pas shënoi penalltinë fituese duke dërguar italianët në Finalen e UEFA Euro 2020.

Morata ndau një mesazh në Instagram pas ndeshjes, por refuzoi të kërkonte falje pas gabimit të tij nga penalltia, shkruan footballitalia

“Ky grup meritonte më shumë, si gjithë Spanja,” shkroi Morata.

“Ishte ëndrra juaj dhe ëndrra jonë, unë vetëm mund të them se jam krenar që kam qenë pjesë e këtij grupi. Faleminderit të gjithë atyre që besuan në ne. Futbolli ndonjëherë mund të jetë i vështirë”.

Morata ishte kritikuar ashpër gjatë Euros dhe dikush shkoi shumë larg duke dërguar kërcënime si për sulmuesin ashtu edhe për familjen e tij.

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique e mbrojti Moratën gjatë një konference shtypi pas ndeshjes, duke zbuluar se sulmuesi luajti pavarësisht lëndimit.

“Ai kishte një problem tek aduktori i tij, por gjithsesi donte të merrte penalltinë dhe kjo tregon shumë për personalitetin e tij”, tha Enrique