Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mbajë mbledhje gjatë ditës së sotme. Lajmi është bërë i ditur nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Në mesin e shumë pikave të rendit të ditës, KQZ-ja pritet të shqyrtojë dhe miratojë vendimin për shfuqizimin e udhëzimit administrativ për verifikimin e aplikacioneve për regjistrim për periudhën e aplikimit për regjistrimit e votuesve jashtë Kosovës.
Gjatë zgjedhjeve parlamentare të shkurtit, KQZ-ja e kishte miratuar udhëzimin për të verifikuar aplikuesit nga jashtë vendit, për shkak të dyshimeve se procesi i aplikimit ishte i cenueshëm.
Po sipas rendit të ditës, që u është përcjellur mediave, në këtë mbledhje KQZ-ja pritet të shqyrtojë dhe miratojë udhëzimin e ri administrative për verifikimin e aplikacioneve për regjistrim për votim jashtë Kosovës.
Konjufca nga Kuvendi ngushëllon Kadri Veselin për humbjen e babait


