Sporti

Anglia – Danimarkë, formacionet e mundshme

07/07/2021 10:40
nga:Lorik J

Kampionati Evropian 2020 vazhdon edhe sot, me gjysmënfinalen tjetër midis Anglisë dhe Danimarkës.

Anglia dhe Danimarka takohen sonte me fillim nga ora 21:00, në kuadër të gjysmëfinales së madhe të Euro2020, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky ballafaqim do të zhvillohet në “Wembley” të Londrës para 60 mijë tifozëve.

Mediumet britanike kanë publikuar edhe formacionet e mundshme të dy kombëtareve.

Anglia: Pickford; Walker, Stones, Maguire, Shaw; Rice, Phillips; Saka, Mount, Sterling; Kane

Danimarka: Schmeichel; Vestergaard, Christensen, Kjaer; Stryger Larsen, Delaney, Hojbjerg, Maehle; Damsgaard, Dolberg, Braithwaite