Sporti

“Faleminderit djema”, deklarata emocionuese e Spinazzolas pas fitores së Italisë

07/07/2021 09:07
nga:Lorik J

Leonardo Spinazzola u kthye në shtëpi për shkak të një dëmtimi dhe shikoi gjysmëfinalen Itali-Spanjë nga shtëpia.

Pas ndeshjes ai falënderoi shokët e tij të skuadrës që mundën ekipin kombëtar të Luis Enrique për të arritur në finale. Në një video të postuar nga gruaja e tij në Instagram, Spinazzola falenderoi Jorginho dhe shokët e tij.

Në shtëpi me më të dashurit e tij, Spinazzola ndoqi gjysmëfinalen, këndoi himnin me Mattia-n e vogël, djalin e tij të parë, dhe pas ndeshjes ai festoi me shokët e tij të skuadrës dhe në një video të bukur, të postuar në rrjetet sociale nga gruaja e tij.

Ai falënderoi shokët e tij të skuadrës për suksesin dhe për dhuratën pas ndeshjes.

/GazetaBlic Sport