Kanë përfunduar vazhdimet në ndeshjen mes Italisë dhe Spanjës në Kampionatin Evropian.
Rezultati përfundimtar ishte 1 me 1, andaj fituesi do të mësohet në penallti, shkruan GazetaBlic Sport.
Ishte Federico Chiesa që shënoi në minutën e 60′ për epësinë e kombëtares së Italisë duke e “ndezur” stadiumin “Wembley”.
Megjithatë, i inkuadruari në pjesën e dytë të kohës së rregullt për Spanjën, Alvaro Morata shënoi golin e barazimit për kombëtaren Iberike.
Mbetet të shihet se cila skuadër do të kalojë tutje në finalen e madhe pas penalltive.
/GazetaBlic Sport/


