Ka përfunduar koha e rregullt në mes Italisë dhe Spanjës në Kampionatin Evropian.
Rezultati pas 90 minutave është 1 me 1, andaj ndeshja shkon në vazhdime, shkruan GazetaBlic Sport.
Ishte Federico Chiesa që shënoi në minutën e 60′ për epësinë e kombëtares së Italisë duke e “ndezur” stadiumin “Wembley”.
Megjithatë, i inkuadruari në pjesën e dytë për Spanjën, Alvaro Morata shënoi golin e barazimit për kombëtaren Iberike.
Tashmë ndeshja shkon në vazhdime dhe mbetet të shihet se cila kombëtare do të kalojë tutje.
/GazetaBlic Sport/


