Kryeministri Kurti ka emëruar Aziz Bicin, këshilltar për çështje të kategorive të dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton Gazeta Blic.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Zyra e Kryeministrit.
Njoftimi i plotë:
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar z. Aziz Bici, këshilltar për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Z. Bici në bashkëpunim me Stafin e Shërbimit Civil të Zyrës së Kryeministrit nga dita e enjte, e datës 8 korrik, do të fillojë pranimin e palëve në Zyrën për Çështje të Kategorive të
Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Me prioritet do të trajtohen studentët e familjeve të kategorive të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për pajisje me vërtetimet e nevojshme që lidhen me pagesat e semestrave.
Reagon rektori i shkarkuar i UPZ-së, e quan të kundërligjshëm veprimin e KD-së


