Sporti

Ramadani: Për 70 minuta Prishtina ishte e barabartë me ekipin kundërshtar, kemi pak gjasa në ndeshjen e kthimit

07/06/2021 20:33
nga:Mergim Rreci

Prishtina është mposhtur në ndeshjen e parë kualifikuese për Ligën e Kampionëve.

Skuadra kosovare humbi me rezultat 3 me 0 nga Ferencvaros, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një paraqitje shumë e mirë e Prishtinës deri në minutën e 70′, por që pas pësimit të golit të parë gjithçka shkoi keq.

Tokmac Nguen, Ryan Mmaee dhe Miha Blazic shënuan golat për skuadrën hungareze.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i skuadrës së Prishtinës, Zekirja Ramadani.

“Për 2/3 e ndeshjen luajtëm mjaft mirë, pastaj gjithçka u hedhë në ujë për 10 minuta. Mendoj se për 70 minuta ishim të barabartë me ekipin kundërshtar, kishim ide të çarta për çfarë kishim udhëtuar. Por, ne nuk e kemi eksperiencën, është hera e parë që garojmë në këtë garë dhe kjo mjaftoj është arsyeja kryesore e kësaj humbje. Të jem realist, mendoj se pak gjasa në ndeshjen e kthimit, por ne do të japim gjithçka nga vetja”, tha ai.

/GazetaBlic Sport/