Prishtina është mposhtur në ndeshjen e parë kualifikuese për Ligën e Kampionëve.
Skuadra kosovare humbi me rezultat 3 me 0 nga Ferencvaros, shkruan GazetaBlic Sport.
Ishte një paraqitje shumë e mirë e Prishtinës deri në minutën e 70′, por që pas pësimit të golit të parë gjithçka shkoi keq.
Tokmac Nguen, Ryan Mmaee dhe Miha Blazic shënuan golat për skuadrën hungareze.
Pas një jave do të zhvillohet ndeshja kthyese, por që natyrisht do të jetë shumë e vështirë për Prishtinën që ta përmbys këtë rezultat.
/GazetaBlic Sport/


