Ngjashëm mendon edhe deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj.
Ajo thotë se hapësira që partitë politike ia ofrojnë grave lë për të dëshiruar.
Reshitaj tha se gratë nuk duhet të shikohen vetëm si numër derisa shpreson se deri në përfundim të kandidaturave do të këtë kandidate për kryetare.
“Çdo parti politike lë për të dëshiruar deri më tani, mirëpo pak a shumë ka dallime edhe ndryshime, sepse në statuse të partive politike janë vendosur disa kritereve të 30 % të prezantimit të gruas në të gjitha strukturat partiake dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sikur ka filluar d.m.th. ta respektoj këtë çështje. Është me të vërtet për keqardhje duke u nisur nga historiku i partive tona politike lë për të dëshiruar ajo se çfarë dhe sa i është ofruar gruas në poltikëbërje dhe në vendimmarrje gjithashtu edhe në udhëheqje të institucioneve të rëndësishme në vendin tonë”, tha ajo për Front Online.


