Kombëtarja e Italisë sonte takohet me Spanjën.
Italia dhe Spanja takohen sonte me fillim nga ora 21:00, në kuadër të gjysmëfinales së Euro2020, përcjell GazetaBlic Sport.
Kompanitë e basteve shohin sërish favoritë “Azurrët” për të avancuar më tej, me një koeficient 2.4.
Ndërkohë, suksesi i Spanjës kuotohet 3.1, ndërsa shtesa e mundshme 3.3-fishon shumën e parave.
Italia dhe Spanja sfidohen me njëra-tjetrën, mbrëmjen e sotme në orën 21:00 në stadiumin “Wembley”.
/GazetaBlic Sport/


