Lajme

Raportimi i ministres Hajdari shtyhet për ora 12:30

07/06/2021 13:11
nga:Q R

Në komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike ishte paraparë të raportojë ministrja e Indrustrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari prej orës 10:00, por është shtyrë ky raportim deri në orën 12:30.

Arta Bajralija zëvendëskryetare e Komisionit theksoi se për shkak të një takim të ministres Hajdari, kërkesa e ministres është arsyetuar që të raportojë për Raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të MINT prej orës 12:30.

Komisioni në fjalë është duke shqyrtuar Raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Kompanisë Regjionale “Bifurkacioni” për vitin 2020.