Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar sot me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.
Takimi është zhvilluar në Bruksel, ndërsa Lajçak përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka thënë se gjithçka që do të bisedohet mes Kosovës dhe Serbisë është politike dhe asgjë teknike.
“E mirëprita Besnik Bislimin, zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, për të diskutuar para takimit të dialogut në nivelin e kryenegociatorëve nesër. Gjithçka në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është politike, asgjë nuk është teknike”, ka shkruar Lajçak, transmeton lajmi.net.
Kujtojmë se së fundmi është raportuar që në takimin që pritet të mbahet nesër, do të bisedohet edhe për themelimin e Asosacionit të Komunave me shumicë serbe, asosacion ky i cili është kundërshtuar fuqishëm nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Welcomed Besnik Bislimi, First Deputy Prime Minister of Kosovo, for a discussion today ahead of tomorrow’s Dialogue meeting on Chief negotiators’ level. Everything in the talks on normalisation of relations between Kosovo and Serbia is highly political, nothing is technical. pic.twitter.com/tFtPSFCsA4
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) July 6, 2021


