Bashkimi Evropiani pritet t’i dhurojë 30 miliardë euro shteteve të Ballkanit Perëndimor për të ndihmuar këto shtete për rimëkëmbjen e tyre post-COVID-19, tha të hënën Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, pas konferencës virtuale që e kishte me udhëheqësit e gjashtë shteteve ballkanike.
Ndër të tjera Varhelyi tha në Twitter, se ky plan mund të funksionojë vetëm nëse rajoni bashkëpunon mes vete.
Në takimin e ftuar nga Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, morën pjesë kryeministra të vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor, përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian dhe të institucioneve të tjera të rëndësishme ndërkombëtare, njofton Klankosova.tv.
Samiti u zhvillua në katër sesione të ndara ku u diskutua për të arriturat e Procesit të Berlinit bashkëpunimin rajonal ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe për hapat e ardhshëm në këtë proces.
At #BerlinProcess Summit with #WesternBalkans today: The region plays a key role in our plans for more prosperous, better connected, greener & more resilient Europe. This is why we must speed up its integration to #EU. pic.twitter.com/ZGDkPPhbKg
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) July 5, 2021


