Spanja dhe Italia do të përballen nesër në kuadër të gjysmëfinaleve të Kampionatit Evropian.
Enrique ka folur për media para ndeshjes gjysmëfinale ndaj Italisë, shkruan GazetaBlic Sport.
Ai ka thënë se është i lumtur që luan ndaj Italisë dhe se të dy skuadrat do të luftojnë për posedimin e topit pasi që dy ekipet dëshirojnë të mbajnë topin në këmbët e tyre.
“Jam shumë i lumtur që luaj kundër Italisë. Gjithmonë është kënaqësi”, tha fillimisht Enrique.
“Nëse Italia mund të na e marrë topin? Ne jemi liderë në atë kuptim, por ata gjithashtu mund të përdorin dhe shijojnë topin. Kjo do të jetë beteja e parë. Ata mund të luajnë pa top, por janë më të kënaqur me të. Ne mund të përshtatemi me diçka tjetër, por preferojmë të kemi zotërimin e topit”, përfundoi Enrique.
/GazetaBlic Sport/


