Lajme

Momentet kur fishekzjarret e festës së 4 korrikut në SHBA plasin në plazh, tmerrojnë pushuesit

07/05/2021 17:15
nga:Gazeta Blic

Këto janë momentet kur një arkë me fishekzjarre të festës së 4 korrikut në SHBA shpërthyen para kohe në plazhin e Ocean City.

Shpërthimi u kap në kamera nga plazhistët, shumica e të cilëve që vraponin për t’u strehuar.

Pamjet tregonin shtëllunga të mëdha tymi në zonën e shpërthimit, i cili ndodhi pak para lëshimit për festën e pavarësisë më 4 korrik.

Zjarrfikësat e qytetit Ocean City thanë se kishte ndodhur një “shkarkim i paqëllimshëm fishekzjarresh para lëshimit të planifikuar në plazhin e qytetit, por nuk u shkaktuan plagosje pushuesve apo kalimtarëve.

Një punonjës i kompanisë së fishekzjarreve pësoi disa plagë të vogla por refuzoi të dërgohej në spital.