Spanja dhe Italia do të përballen në kuadër të gjysmëfinaleve të Kampionatit Evropian.
Ndeshja do të zhvillohet me 6 korrik, dhe të dy kombëtaret hyjnë në këtë ndeshje me një formë të mirë paraprake për të kërkuar një vend në finalen e madhe, shkruan GazetaBlic Sport.
Trajneri i Spanjës, Luis Enrique gjatë konferencës për shtyp ka folur rreth sulmuesi Alvaro Morata i cili do të ketë përball dy shokët e tij të skuadrës, Chiellinin dhe Bonuccin.
Ai tha se Morata i njeh më mirë ata dhe se ai po mendon për formacionin dhe rolet e të gjithë lojtarëve në fushë.
“Zakonisht mundohem të mos flas për individë, sepse ata e njohin njëri-tjetrin më mirë sesa unë. Ata janë shokë dhe miq në klub. Unë jam më i shqetësuar për gjetjen e zgjidhjeve më të mira për ekipin tonë, duke menduar se çfarë po bën Italia dhe cili do të jetë roli i të gjithëve në fushë “, tha Enrique.
/GazetaBlic Sport/


