Spanja dhe Italia do të përballen në kuadër të gjysmëfinaleve të Kampionatit Evropian.
Ndeshja do të zhvillohet me 6 korrik, dhe të dy kombëtaret hyjnë në këtë ndeshje me një formë të mirë paraprake për të kërkuar një vend në finalen e madhe, shkruan GazetaBlic Sport.
Busquets ka lavdëruar trajnerin e Spanjës, Luis Enrique, që sipas tij është një trajner i shkëlqyer dhe se Spanja është me fat që e ka një trajner të tillë në krye.
“Ne jemi me fat që e kemi atë këtu, ai po zhvillon dhe vazhdon idenë e tij të lojës me grupin e tij të lojtarëve, ka ambicie të mëdha dhe kjo mund të shihet në fushë“, tha Busquets.
/GazetaBlic Sport/


