Showtime

Ish e dashura e Butrint Imerit, Kiara flet për lidhjen e saj të fundit: Nuk i kthehem më

07/05/2021 12:28
nga:Genita C

Moderatorja shqiptare, Kiara Tito, vazhdon të jetë njëra ndër emrat më të komentuar në mediet rozë.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, ku shpesh herë tregohet e afërt me ndjekësit e saj teksa jetën private mundohet ta mbaj sa më larg syrit mediatik, shkruan GazetaBlic.

Së fundi, ajo ka qenë e ftuar në Express Rozë ku nuk kishin si të mungonin edhe pyetjet për lidhjen e saj të fundit.

“Jam një person që nëse heq dorë nga dikush, domethënë nëse arrij deri në atë pikë nuk i kthehem më mbrapa dhe nuk kam as pishmane nuk kam as një lloj mendimi, më fshihet si histori dhe mendoj që e kam fshirë nuk e mendoj më”, tha Kiara./GazetaBlic/