Ish-mesfushori i Arsenalit dhe Barcelonës, Cesc Fabregas, kohët e fundit dha një intervistë për talkSPORT, ku ai diskutoi të ardhmen e tij si futbollist, perspektivat e pensionimit dhe gjithashtu foli edhe për ekipin kombëtar spanjoll, duke diskutuar talentin e Pedri.
Fabregas ishte plot lëvdata për adoleshentin spanjoll, Pedri duke thënë: “Ai filloi ngadaltë, por si skuadra, ai po rritet në turne. Ai luajti një sezon fantastik për Barcelonën. Por ai është vetëm 18 vjeçar. Ne nuk mund ta harrojmë atë. Ai është një talent i veçantë dhe do të jetë një super yll në të ardhmen e afërt”, tha fillimisht Fabregas.
“Ajo që më pëlqen është besimi që ai ka. Ai gjithmonë kërkon topin. Unë besoj se ai gjithmonë e dëshiron topin në situata të vështira, ai është aty që të jetë në dispozicion. Unë e dua personalitetin e tij”, përfundoi spanjolli.
/GazetaBlic Sport


