Sporti

Chiesa: Mancini dhe Viallini janë faktorët kyç që e sollën Italinë përsëri në majat e futbollit botëror

07/04/2021 23:30
nga:E K

Italia ka impresionuar me paraqitjet në Kampionatin Evropian.

Skudra e drejtuar nga Mancini është gjysmëfinaliste e Euro 2020 dhe do të përballet me Spanjën për një vend në finalen e madhe, shkruan GazetaBlic Sport.

Lojtari italian, Chiesa, e ka cilësuar Mancinin dhe Gianluca Viallin si faktorët kyç që e sollën Italinë përsëri në majat e futbollit botëror.

“Ata japin këshilla të rëndësishme për të gjithë, nga portieri te mbrojtësit, te të gjithë. Të gjithë janë të përfshirë dhe ne marrim këshilla çdo ditë në trajnim se si të përballemi me ndeshjen sepse trajneri, Vialli dhe anëtarët e tjerë të stafit kanë qenë kampionë në të kaluarën dhe prandaj të gjithë na japin këshilla. Kjo ka qenë thelbësore për paraqitjet tona të shkëlqyera në dy vitet e fundit. Të gjithë e duam njëri-tjetrin, këtë entuziazëm të madh e ka sjellë trajneri. Ne duhet t’i japim një meritë të madhe, ai e ktheu ekipin kombëtar në nivele të mëdha. Jemi gati si vëllezër“, tha Chiesa.

/GazetaBlic Sport/