Lajme

Nga Kukësi në Zyrih për 12 euro / Air Albania nis fluturimet më 15 korrik

07/04/2021 22:33
nga:Gazeta Blic

Kompania ajrore kombëtare “Air Albania”, ka njoftuar se në datë 15 korrik linja nis fluturimet nga aeroporti ndërkombëtar i Kukësit “Zayed”, Flatrat e Veriut.

Sipas njoftimit, destinacionet e para që do të nisin udhëtimet nga ky aeroport janë Zyrihu dhe Stambolli duke filluar nga 1 euro + taksat.

Çmimet e publikuara nga linja ajrore janë si më poshtë:

Kukës – Zyrih 12 EUR
Zyrih – Kukës 28.66 EUR
Kukës – Stamboll 12 EUR
Stamboll – Kukës 23 EUR