Sporti

Mourinho beson në fitoren e Italisë ndaj Spanjës

07/04/2021 19:00
nga:E K

Italia dhe Spanja do të ballafaqohen në gjysmëfinale të Euro 2020.

Trajneri i ri i Romës, Jose Mourinho beson se Italia do të jetë fitues i këtij ballafaqimi dhe do të fitojë ‘biletën‘ për finalen e madhe të Kampionatit Evropian, shkruan GazetaBlic Sport.

“Italia është kombëtare e cila ka harmoni në skuadër, tani sa kam mbërritur në Itali e shoh se sa entuziast janë njerëzit këtu për ekipin kombëtar, përbërja e Italisë është perfekte, ata dijnë se si të mbrohen, kur ke një dyshe si Chiellini dhe Bonucci gjithçka është më e lehtë, ata mund të mbrohen edhe me sy mbyllur dhe e kuptojnë shumë mirë njëri tjetrin pasi kanë luajtur shumë vite bashkë. Humbja e Spinazzolas ishte shumë e keqe për Italinë , e sidomos për mua. Mancini është një trajner i shkëlqyer dhe ka miq shumë të mirë të cilët e rrethojnë atë”, tha fillimisht Mourinho.

“Unë kam shumë respekt për Spanjën, por nuk mendoj se ata janë aq të fortë sa Italia. Sidoqoftë, ata kanë talent, ata kanë një mënyrë të caktuar të lojës që, kur loja shkon në drejtimin që ata duan, ata janë të aftë të shkatërrojnë“, përfundoi trajneri portugez.

/GazetaBlic Sport/